7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit