10.9 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Zyra e Presidencës ka njoftuar që Osmani ka shtruar nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Çekisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Me ambasadorin Bílek, Presidentja Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet. Presidentja Osmani dhe ambasadori Bílek shprehën optimizmin e  përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve kosovare-çeke, teksa vunë në pah potencialin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë”, thuhet tutje në komunikatë.

Madje sipas Osmanit, sfidat aktuale, Kosova do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit