Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, prof. Haki Demolli, si dhe anëtarët e Komisionit.
Kështu është bërë e ditur në një postim në Facebook nga Presidenca e Kosovës.
Në njoftim thuhet se duke theksuar rëndësinë e komisionit, Osmani u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.