27.1 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Osmani priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman, z. Florian Hahn

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa  Osmani priti sot në takim deputetin dhe zëdhënësin e Politikës së Mbrojtjes së Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z. Florian Hahn, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe  mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit  mik të Gjermanisë në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë si dhe përkrahjen e madhe ne synimet tona drejtë integrimeve  euroatlantike.

Mëtej, Presidentja theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe qëndrimin unik kundrejt tendencave destabilizuese ndaj Kosovës, por edhe në rajon e më gjerë.

Sipas Presidentes, Kosova është fuqimisht e përkushtuar në rrugën e integrimit euroatlantik me synim të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Ndërkaq në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se kjo çështje ka të bëj me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Të ngjashme

Të fundit