19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Osmani priti Ambasadorin e Turqisë në Kosovë

- Advertisement -

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angili.

Kryshefi Osmani njoftoi Ambasadorin Angili për projektet kapitale, që janë në proces realizimi si dhe për angazhimet e ndërmarrjes në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët e Prishtinës. Ai theksoi se këto projekte, që janë duke u realizuar me përkrahjen e pakursyer nga partnerët ndërkombëtar do të kenë rol kyç në tranzicionin e gjelbër të Kosovës, duke eliminuar nevojën e përdorimit të alternativave ngrohëse të dëmshme për mjedisin.

Ambasadori Angili u shpreh i kënaqur me progresin, që po shënon “Termokos” në përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e ndërmarrjes për realizimin e projekteve kapitale.

NP “Termokos” mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndëkombëtare për të mundësuar dhe lehtësuar rrugëtimin drejt tranzicionit të gjelbër.

Të ngjashme

Të fundit