Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë vizitës në Teksas jam pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit.
Osmani ka thënë se ata po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.
“Në takime e diskutime të ndara me udhëheqës të: Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County në fokus ishte roli i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në këto qytete, si dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende”, ka thënë Osmani.