Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në Budapest me nderime ushtarake nga Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! 🇽🇰🇭🇺
Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.