Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot (e martë) në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
Sipas njoftimit për medie, takimi do të zhvillohet në orën 10:25.
Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, përderisa nuk raportohet për deklarim për mediet.