Lajme

Osmani pret presidenten e Komisionit Evropian

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit me Osmani, Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Von der Leyen do t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE’së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.