14.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Osmani pret në takim Tërnaven, diskutojnë për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Presidenca thotë se, Osmani me kryemyftiun Tërnava diskutoi për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.

“Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës.

Të ngjashme

Të fundit