6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Osmani pret në takim Rohden, flasin për çështjen e hapjes së urës së Ibrit

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit