Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Lajçak për disa minuta u detyrua që të pres në shkallë, derisa presidentja Osmani po përgatitej për takim.
Mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.
Po ashtu gjatë ditës Miroslav Lajçak, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak të hënën ka qëndruar edhe në Serbi, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.