8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës Çeke, z.Bohumil Mazánek, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Mazánek, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh pas vendimit të Presidentit Çek , Petr Pavel për  ngritjen e  raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve.

Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Presidentja Osmani e falënderoi për kontributin e dhënë nga Republika Çeke lidhur me liberalizimin e vizave si dhe e njoftoi nga afër ambasadorin lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të kryer në Kosovë nga ana e Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit