Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se kur forcat e NATO-së shkelën në tokën tonë, ishin shpëtimtarët që sollën premtimin e lirisë.
Osmani tha se populli i Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga triumfi I lirisë.
“Më 12 qershor 1999, kur forcat e NATO-së shkelen në tokën tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtarë, ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendoshmërin për t’i dhënë fund mizorisë së ushtrisë serbe”, theksojë Osmani.
“Liria është më shumë se sa fjalët, liria është vetë thelbi I qenies tonë, është ajri që e thithim, është ëndrra që guxuam të ëndërrojmë dhe e ardhmja që aspiruam dhe për të cilët luftuan dhe dhanë jetën çlirimtarët tonë.
Çlirim I Kosovës në vitin 1999 nuk ishte thjeshte një fitore ushtarake, por edhe një kapitullim I Serbisë Millosheviqiane”, ka thënë Osmani.
“Prandaj, sot teksa nderojmë ushtarët e NATO-s që kontribuuan në lirin tonë në këto 25 vite, nderojmë mbi të gjitha, stoicizmin e popullit tonë dhe ushtrinë tonë çlirimtare”, tha presidentja./IndeksOnline