Presidentja Vjosa Osmani në akademinë përkujtimore për 19-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.Rugovizmi ka thënë se rugovizmi si filozofi dhe vizion nuk është thjesht një strategji politike.
Ajo theksoi se rugovizmi është një ideal që tejkalon ndasitë.
“Presidenti Rugova ishte një politikan vizionar, një filozof e mendimtar i thellë dhe një lider që i dha politikës kosovare dimensionin më të rëndësishëm të saj, dimensionin human, por edhe dimensionin kulturor, të pashembullt në historinë tonë moderne. Artitekti i pavarësisë e pa Kosovën jo vetëm si një projekt politik, por si një amanet historik. Si një aspirat të natyrshme të një populli që vuante e luftonte për liri. Ai ndërtoi një lëvizje paqësore të rezistencës, të bazuar në dialog, në urtësi dhe besim se demokracia dhe vlerat perëndimore do të triumfonin mbi dhunën e regjimit gjenocidal të Millosheviqit dhe do të triumfonin mbi padrejtësitë shekullore ndaj popullit tonë”, tha Osmani.
Mirëpo, në të njëjtën, ajo tha se filloi edhe organizimin e celulave të para të rezistencës së armatosur, duke qenë i qartë se populli i Kosovës me çdo kusht do ta mbronte pragun e shtëpisë.
Osmani theksoi se Rugova e vendosi Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare, duke i dhënë kështu çështjes Kosovës një legjitimitet të padiskutueshëm ndërkombëtar.
“Politik bërja e Rugovës ishte një strategji e guximshme dhe e rrallë në historinë e kësaj pjese të botës. Ai besonte se forca më e madhe e një kombi ishte vullneti i tij për liri dhe drejtësi, dhe se nuk ka forcë që mund të triumfojë kundër vullnetit të një populli për të jetuar i lirë”, tha ajo.
Ajo theksoi se Rugova nuk e pa kurrë politikën si mjet për përfitime personale, por si një mision për t’i shërbyer popullit të tij dhe për ta përçuar e mbrojtur me çdo kusht të drejtën e Kosovës për të qenë e lirë dhe e pavarur.