6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani policëve të rinj: Mbrojtjen e kufirit e keni përgjegjësi, anëtarësimi në Interpol e Europol domosdoshmëri

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, tha se profesioni i polici është një profesion fisnik, prandaj u shpreh e bindur se prestarët e rinj të këtij institucioni që diplomuan të premten do ta kryejnë me nder detyrën, raporton Ekonomia Online.

Ajo ne ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të policëve, u tha tyre se e kanë përgjegjësi mbrojtjen e kufirit bashkë edhe me partnerët.

Më tej e para e shtetit tha se për siguri e paqe në rajon është i domosdoshëm anëtarësimi në Interpol dhe Europol.

Osmani pohoi se sa më shumë gra në institucionet e sigurisë do të thotë aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë pa dallim.

“Të nderuar ministra, drejtor Hoxha, i nderuar komandant i KFOR-it, të dashur zyrtarë e zyrtarë të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të dashura familje krenare. Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne sepse jemi mbledhur për të kremtuar angazhimin tuaj të palodhshëm. Më lejoni t’i shpreh urimet e mia më të përzemërta për të gjithëve prej jush”.

“Të diplomosh në akademinë e Policisë së Kosovës nuk është e lehtë, por mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja. Si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”.

“Është domosdoshmëri që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Interpol dhe Europol. Sa më shumë gra në institucionet e sigurisë aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Ne duhet të punojmë sa më shumë që të rrisim numrin te grave e vajzave e komuniteteve pakicë në Policinë e institucionet tona. Të gjithë ju keni zgjedhur një profesion fisnik prandaj jam e bindur në aftësitë tuaja për të kryer detyrat tuaja”, tha Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit