22 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Osmani po pret përfundimin e muajit për caktimin e mandatarit për qeverinë e re: Kush e bën shumicën, është në duar të partive

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës po e pret fundin e muajit që të vijë aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin ajo e konsideron të kryer, po si Lëvizja Vetëvendosje, edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Vjosa Osmani tha në një konferencë për media se pasi të skadojë masa e përkohshme e vendosur nga Kushtetuesja, “menjëherë” më pas do t’i ndërmarrë hapat për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

“Na ndalohet që të ndërmarrim çdo procedurë për caktimin e mandatarit dhe krijimin e qeverisë”, tha fillimisht Osmani, ndërsa shtoi se pas shtatorit, do t’i ndërmarrë veprimet që i takojnë asaj, e më pas tha se “punët e tjera janë në duar të partive”.

“Menjëherë pas 30 shtatorit, shpresoj që do ta kemi mundësinë me konstituimin e të gjitha institucioneve, dhe në momentin që të skadojë masa – me shpresën që do të ketë vendim në frymën pozitive të konstituuimit – po atë ditë do ta thërrasë partinë e parë dhe menjëherë do të procedojë edhe me caktimin e mandatarit. E pastaj punët e tjera janë në duar të partive, kush e krijon shumicën, si e krijojnë shumicën, si votohet qeveria, ato pastaj janë jashtë këtij institucioni”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit