20.5 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Osmani: Pjesëmarrja e gjashtë e Kosovës në samitin e EPC është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se pjesëmarrja është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë.

“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Të ngjashme

Të fundit