Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do të jetë edhe folëse kryesore.
Kjo ngjarje organizohet nga “Johns Hopkins” SAIS, të cilët edhe kanë njoftuar lidhur me eventin.
Kemi nderin të mirëpresim dr. Vjosa Osmani-Sadriu si folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar të Lidershipit të Grave. Si presidente e Republikës së Kosovës, ajo do të sjellë përvojë të paçmuar në këtë samit”, thekson njoftimi.