-4.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Osmani përkujton Masakrën e Rahovecit: Zëri ynë për drejtësi do të kumbojë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Rahovecit.

Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur ‘Tuma’”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas saj, përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi.

“Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit