0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Osmani përkujton komandant Drinin: Nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar në 23 vjetorin e vrasjes ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ekrem Rexha, i njohur me nofkën “Drini”.

Osmani tha se nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë.

“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit