16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë

- Advertisement -

Ashtu si në samitet e mëparshme të Komunitetit Politik Evropian (EPC), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë vendin në Samitin e katërt të EPC-së, i cili do të mbahet këtë të premte, më 16 maj 2025, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Samiti pritet të mbledhë krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë Evropa, për të diskutuar mbi çështje kyçe që prekin kontinentin, përfshirë sigurinë, energjinë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik. Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë takim të nivelit të lartë është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të artikuluar qëndrimet e saj dhe për të forcuar lidhjet me partnerët evropianë.

“Presidentja Osmani, si edhe në samitet e mëhershme të EPC-së, do të jetë zëri i Kosovës në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar, ku do të prezantojë prioritetet e vendit tonë në fushën e integrimit evropian, sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit me shtetet partnere,” tha për Indeksonline, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Samiti i EPC-së është konceptuar si një platformë për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet shteteve evropiane, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Ky është hera e parë që Samiti mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar rëndësinë strategjike të rajonit për të ardhmen e kontinentit

Të ngjashme

Të fundit