28.9 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Osmani për zhvillimet në Speciale: Jashtëzakonisht shqetësuese të pranohen prova të prodhuara nga shteti i Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi “jashtëzakonisht shqetësuese” raportimin e Nacionales ditë më parë se Gjykata Speciale ka pranuar prova nga departamenti i sigurisë shtetërore serbe në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Osmani deklaroi se çdo institucion gjyqësor i krijuar nga Republika e Kosovës ka detyrim ligjor dhe kushtetues të funksionojë në përputhje me sistemin juridik të Kosovës, e jo të mbështetet në materiale të ofruara nga shtete që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve të saj.

“Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado Gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funskionoj sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Repbulikës së Kosovës, që të pranoj prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë.

Është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe kundër Ushtrisë tondë Çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim – ta rishkruajnë historinë.

E kam thënë qindra herë dhe po e përsëris edhe sot – nuk ka asnjë përpjekje e cila do të mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Ajo ka qenë një luftë për ta mbrojtur popullin e pambrojtur të Republikës sonë nga forcat gjenocidale të Millosheviçiqit. Është fakt i keq për të gjithë rajonin që akoma mbetje të Millosheviçiqit e udhëheqin Serbinë dhe pikërisht për shkak se ende mendësia e njëjtë të viteve të 90’ mbizotëron në Serbi, ata i përdorin të njëjtat metoda që i kanë përdorur edhe në vitet 90’.”

Të ngjashme

Të fundit