-8.1 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Osmani për vrasjen e gruas nga Graqanica: Institucionet e drejtësisë përmes zbatimit të ligjeve t’i japin fund femicidit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së gruas nga Graqanica nga bashkëshorti i saj.

Osmani përmes një postimi ka thënë se mizorit e tilla po vazhdojnë të atakojnë shoqërinë tone dhe se nuk duhet të tolerohen.

Një grua më pak, një vrasës më shumë! E tmerruar dhe e indinjuar nga vrasja brutale e gruas M.Zh. nga duart e bashkëshortit të saj në Gushtericë të Poshtme në komunën e Graçanicës. Mizori të tilla që po vazhdojnë të atakojnë shoqërinë tonë nuk duhet të tolerohen. Ky akt mizor nuk është një incident i izoluar, por një veprim shqetësues i dhunës ndaj grave që kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar.” – ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të dënimeve t`i japin fund femicidit.

Institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të denimeve t`i japin fund femicidit. Fatkeqësisht, shohim tepër shpesh raste kur dhunuesit lirohen me denime shumë më të ulëta sesa ato që parashihen me ligj. I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës dhe jemi përkrah të gjithë atyre që kanë humbur familjaret e tyre për shkak të femicidit. Të gjithë duhet të jemi një, derisa asnjë grua të mos ketë frikë për jetën e saj!” – ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit