19.4 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Osmani për vizitë zyrtare në Malejzi

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Federatën e Malejzisë, me ftesë të Kryeministrit YAB Dato’ Seri Anwar Ibrahim.

Në Kuala Lumpur, Presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni zyrtare në kompleksin shtetëror Bunga Raya.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Anwar Ibrahim në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya, pas të cilit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

Për nder të Presidentes Osmani, Kryeministri Ibrahim do të organizojë një drekë zyrtare në rezidencën shtetërore Seri Perdana.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të dekorojë me Medalje Presidenciale të Meritave Kryeministrin aktual të Malejzisë, Anwar Ibrahim, si dhe ish-kryeministrin Abdullah Ahmad Badawi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës.

Presidentja Osmani, në prezencë të korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë, do ta hapë zyrtarisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në rajonin e Azisë Juglindore.

Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë malajziane, përfshirë prodhimin, teknologjinë dhe turizmin. Me këtë rast, do të diskutohet për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe tërheqjes së investimeve në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit