21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Osmani për vdekjen e akademik Krasniqit: Kontributi i tij për themelimin e UP-së, tejet i çmuar

- Advertisement -

Presidentja e vendit , Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut, Feriz Krasniqi,  duke shtuar se është thellësisht e pikëlluar nga shuarja e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës, është tejet i çmuar.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar. Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, thuhet në postimin e Osmanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit