Osmani: Për shpërndarjen e Kuvendit vendosa pasi u konsultova me dhjetëra juristë brenda e jashtë kabinetit tim

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për dekretin që iu drejtua Kushtetueses është konsultuar me dhjetëra juristë.

“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani te Çim Peka.

E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha “do të duhej të ishte e lirë”, dhe shpreson që askush “ të mos tentojë presion ndaj gjykatës”, u shpreh ajo.

Ajo tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.

Të ngjashme

Të fundit