13.4 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Osmani për plagosjen e qytetarit serb në Leposaviq: Nga informatat që kemi, ai është plagosur për t’u vrarë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq, duke thënë se ngjarja përbën “jo vetëm provokim, por sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin”.

Ajo tha se menjëherë pas incidentit ka kërkuar përkrahjen e aleatëve amerikanë dhe evropianë, ndërsa KFOR-i amerikan dhe Policia e Kosovës kanë dalë në terren për të hetuar rastin.

Sipas saj, institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha masat për të konfirmuar gjendjen shëndetësore dhe lokacionin e qytetarit të rrëmbyer.

“Deri në këto momenti nga momenti kur ka ndodhur plagosja, si presidente jam angazhuar menjëherë që të marrim përkrahje të plotë të aleatëve tanë amerikanë dhe evropianë dhe të gjithë janë të angazhuar. Sepse siç e dini KFOR amerikan ka dalë në terren bashkë me policinë  e Kosovës, përderisa ata nuk kanë qenë në momentin kur ka ndodhur incidenti ato të vetëm informata që kemi deri më tani janë rezultatet e hetimeve që dalin nga deklarimet e dëshmitarëve dhe të familjareve të personit të plaguar. Të gjitha masat janë duke u ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për të rikofinrumuar edhe se çka ka ndodhur saktësisht pra gjenden shëndetësore të qytetarit të Republikës së Kosovës lokacionin e saktë ku gjendet. Nga informatat që i kemi nga dëshmitarët por edhe nga familjarët është se ai është plagosur që të vritet dhe është tërhequr duke i kidnapuar dhe ky është jo vetëm provokim por sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonën tonë kufitare por të njëjtën kohë të gjithë rajonin tonë”, deklaroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit