8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani për përplasjet e Kurtit me ShBA-në: Edhe mes miqve nganjëherë ka mosmarrëveshje

- Advertisement -

Osmani u pyet për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Perëndimi po tenton ta kënaq Serbinë, duke thënë se edhe mes miqve nganjëherë ka mosmarrëveshje.

“Menoj që duke qenë se kam punuar në institucionet e Koosvës për një kohë, ka kohë kur ne kemi mosmarrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare mbi taktikën. Por, shiko, edhe në mes të miqve më të mirë, edhe mes familjes, ju nganjëherë keni mosmarrëveshje. Por ne s’kemi mosmarrëveshje, sipas vlerësimi tim, me bashkësinë ndërkombëtare, është ku regjioni duhet të lëvizë përpara dhe ajo është integrimi euro-atlantik. Ne s’kemi mosmarrëveshje se ku përket Kosova dhe ajo është në BE dhe NATO dhe në secilën organizatë tjetër që është në interesin tonë” – deklaroi Osmani.

Shefja e shtetit deklaroi se mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve s’ka mosmarrëveshje rreth forcimit të sovranitetit të Kosovës.

“Nuk besoj që kemi mosmarrëveshje me bashkësinë ndërkombëtarë në përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës, si dhe pavarësinë tonë. Në fakt, arsyeja pse Kosova ka qenë e suksesshme, përveç qëndrueshmërisë së popullit të saj, për shkak se kemi pasur aleat në anën tonë.…Edhe pse nganjëherë mund të mos pajtohemi ose mund t’i shohim gjërat ndryshëm mbi atë se si po shihet Serbia, se si po trajtohet Serbia, unë mendoj që duhet të fokusohemi tek pozitivja, duhet të fokusohemi se çfarë na mban bashkë.” – shtoi ajo.

Osmani tregoi edhe një herë tensionet gjatë takimit të saj me Vuçiqin, që u organizua nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ajo e quajti “mbret të dramës (drama king)” Vuçiqin, duke thënë se lideri serb nuk dha asnjë ide që mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Takimi me Vuçiqin, do të thoja, ishte siç pritej në sensing që Vuçiq në shumicën e takimeve të tij, është një “drama king”. Kështu që ai tentoi të krijojë shumë drama përsëri. Por ai nuk dha asnjë ide që do të kontribuonin paqes dhe stabilitetit në rajon. Në të kundërtën, unë propozova atë që kisha prezantuar më herët te presidenti Macron dhe kancelari Scholz si ide të mundshme që do të kontribuonin përpjekjeve tona të përbashkëta për shtensionin dhe që do të ishin më shumë se zgjidhje të shkurtëra” – deklaroi Osmani për Reuters.

Osmani u pyet nga moderatorja për detajet dhe specifikat se pse e quan Vuçiqin “drama king”.

“Ai ka dëshirë të pretendojë se po bënë lëshime të mëdha, që ka shumë presion mbi të, që ai po vuan, që është në rrezik dhe gjithë atë. Por, shiko, unë mendoj që gjithë ai zemërim duhet të lihet jashtë dhomës në moshën 4-vjeçare. Liderët duhet të shfaqin lidership, posaçërisht kur përballen me situata të tilla të vështira” – shtoi ajo.

Ndryshe nga takimi me Vuçiqin, Osmani e vlerësoi jashtëzakonisht shumë takimin me Macronin dhe Scholzin, të cilët i falënderoi për mbështetjen e tyre.

“Do të thoja se ne ksihim një bisedë shumë konstruktive me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz. E vlerësoj angazhimin e tyre për të siguruar që regjionin vazhdon përpara drejt integrimit euro-atlantik” – deklaroi Osmani.

Zonja Osmani u deklarua në favor të zgjedhjeve të reja në veri, duke theksuar se peticioni është mënyra “më demokratike” për të proceduar në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Në këtë mënyrë unë mendoj që sigurojmë përfshirjen e serbëve, sepse kjo kërkesë do të kishte ardhur fillimisht nga qytetarët…Nëse serbët që jetojnë atje, nëse qytetarët dëshirojnë kryetarë të zgjedhur nga ata, ka mënyra se si të bëhet kjo. Dhe ajo është duke kërkuar për këto zgjedhje të reja, të cilat ne natyrisht do t’i organizonim bazuar në rregullat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës” – u shpreh ajo.

“Ligjërisht, këto 9000 nënshkrime, pasi të konfirmohen, do të nxisnin dy procese, e para një referendum për të larguar kryetarët aktualë dhe, e dyta, një votim për zgjedhur kryetarët e rinj. Janë dy procese të votimit. Unë besoj se do të siguronte pjesëmarrjen e tyre (serbëve v.j.), sepse kërkesa që në krye të herës, do të vinte nga ta. Nuk dua ta paragjykojë çfarë do të ishte rezultati, qoftë në referendumin e parë apo pjesën e dytë, që është zgjedhja e kryetarëve të rinj.” – shtoi ajo.

“Unë mendoj që kjo do të shkonte paralelisht me përpjekjen nga miqtë dhe aleatët tanë për të siguruar që Serbia nuk interferon ilegalisht siç kanë bërë deri tani.” – shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit