16.2 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Osmani për organizimin e Listës Serbe: Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë, do të bëjmë ç’mos që të ruhet vota

- Advertisement -

Pasi vetë hedhi votën e saj, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, raporton Ekonomia Online.  Ajo foli edhe për çështjen e Listës Serbe, e  cila në mënyrë të organizuar iu janë drejtuar qendrave të votimit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë dhe sa më masive në procese zgjedhore, sa më i rregullt dhe i lirë procesi zgjedhor, aq më e fortë do të jetë demokracia jonë. Suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje. Shpresoj që ky proces të jetë me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë. 26 vjet pas çlirimit kemi të drejtën për të garuar dhe të drejtën për të votuar, e shfrytëzojmë në liri të plotë, prandaj është me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha ajo.

Sa i përket ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovës, Osmani tha se do të bëjnë ç’mos që të ruhet integriteti zgjedhor.

“Siç e dini vazhdimisht Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë në procese zgjedhore në Kosovë ne natyrshëm që me institucionet e sigurisë do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve të Kosovës edhe atyre në veri të iu garantohet e drejta e lirisë në votë. Megjithatë shpresoj që pas raportuesit evropian për Kosovën të kemi edhe më shumë institucionet ndërkombëtare që do të reagojnë e të marrin masa për këto shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë që përfshinë edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në zgjedhjet e një shteti tjetër, e në këtë rast të Kosovës duke përfshirë metoda të ndryshme, edhe kriminale për këto ndërhyrje”, deklaroi Osmani

Të ngjashme

Të fundit