Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.
Presidentja për Tahirsylën thotë se ka dhënë një kontribut të çmuar në punën e tij akademike si dhe në sferën e meteorologjisë.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj. Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e zyres së Presidencës.