Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se progresi i arritur sot është i një rëndësie vendimtare, teksa ka theksuar se Kosova ka treguar se është konstruktive.
Osmani ka shtuar se Kosova tani hapi kyç është zbatimi i marrëveshjes.
“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ndryshe,Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur të dakordohen për udhërrëfyesin e zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë që është firmosur më 2013 e të konfirmuar edhe në vitin 2015.
Këtë marrëveshje e kanë uruar dhe përshëndetur, zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe nga Gjermania posaçërisht.