Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e një mandati të dytë është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë në Kanal10, ajo është pyetur rreth planit të saj për një mandat të dytë, duke thënë se nëse nuk votohet, “do të ketë mundësi të tjera për të kontribuuar në Kosovë”.
“Unë kam raport korrekt me shumicën dërmuese të deputetëve, pa dallim partish. Kur kam thënë që besoj që është në të mirën e Kosovës që të vazhdojmë me punët që kemi filluar, sidomos me afrimin me ndërkombëtarët të vendit tonë… e kam thënë me vetdije të plotë që kjo u çështje është në duart e deputetëve dhe vullnet të deputetëve të Kosovës. I njoh shumicën prej tyre, ata më njohin mua, e kanë parë punën time, tani u takon atyre që ta vlerësojnë këtë, po ashtu siç e kemi vlerësuar ne dhe populli i Kosovës se është në të mirë të Kosovës sonë, që të vazhdohet me një mandat, mirë. Nëse e vlerësojnë ndryshe, do të gjejmë mundësi dhe rrugë të tjera që të kontribuojmë dhe t’i shërbejmë shtetit tonë. Cilado rrugë që të zgjidhet, është krejtësisht në rregull” – tha ajo.
Osmani foli edhe për kryeministrin Albin Kurti, me të cilin theksoi se ka “raport institucional”.
“Kemi raport të mirë, kemi raport institucional, bashkëpunojmë për çështje në interest ë Kosovës, kështu do të jetë tash etutje. Pres mbështetje nga të gjithë deputetët dhe partitë që ia duan të mirën Kosovës” – u shpreh presidentja.






