22.4 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Osmani për Fox News: Trumpi ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës në Kosovë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga New Yorku, ka dhënë një intervistë për Fox News, ku ka falënderuar administratën e Trumpit për punën që ka bërë në parandalim të veprimeve destabilizuese të Serbisë kundrejt Kosovës.

Osmani ka thënë se në lidershipin e Serbisë ka ende njerëz që duan të kthehen në të kaluarën, teksa ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë më 2023 dhe atë të “Ibër Lepencit”.

Osmani ka thënë se presidenti Trump “na ka ndihmuar vërtet në mbështetjen e paqes dhe mbajtjen e saj dhe shpëtimin e jetëve”.

“Ne jemi populli  më proamerikan në botë. Ka qenë kështu që nga viti 1999 kur ushtarët amerikanë erdhën të shpëtojnë jetët tona. Ne ekzistojmë si shtet i pavarur dhe sovran falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ata nuk i mbyllën sytë përballë vuajtjeve tona dhe gjenocidit që po ndodhte. Por erdhën të na shpëtojnë dhe besuan në të drejtën tonë që të jemi të lirë.

Ne kemi një fqinj që i pëlqen të shkaktojmë probleme kohë pas kohe. Serbia në të kaluarën ka shkaktuar një sërë konfliktesh në Ballkanin Perëndimor sepse ishte e udhëhequr nga kasapi i Ballkanit, Millosheviqi. Por ka ende njerëz atje në lidershipin e Serbisë që ju pëlqen të kthehen në të kaluarën. Presidenti Trump na ka ndihmuar vërtet në mbështetjen e paqes dhe mbajtjen e saj dhe shpëtimin e jetëve. Ne kemi pas një numër përshkallëzimesh në dy vjetët e fundit. Në vitin 2023 jemi përballur me një akt agresioni nga Serbia. Ne kemi menaxhuar ta zmbrapsim me ndihmën e aleatëve të NATO-s. Por ka kërcënime të vazhdueshme nga Serbia. Në  maj ishte një tentativë tjetër dhe kjo administratë ka bërë punë të shkëlqyeshme për të parandaluar eskalimin”, tha Osmani në këtë intervistë.

Të ngjashme

Të fundit