7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Osmani për draft-statutin e Asociacionit: Kushtetuesja t’i trajtojë çështjet të cilat mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të shtetit

- Advertisement -

Në një intervistë për gazetën “Reporteri“, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutoi rreth sfidave të momentit në Kosova, veçanërisht atyre të lidhura me themelimin e Asociacionit.

Ndër të tjera, Presidentja u pyet në lidhje me draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë, Presidentja Osmani theksoi se është e rëndësishme që Kushtetuesja të vlerësojë nëse ky draft-statut është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ajo shtoi se do të dërgojë komentet e saj për të sqaruar disa çështje që, nëse lihen pa zgjidhur, mund të dëmtojnë funksionimin e brendshëm të vendit.

“Kushtetuesja duhet ta thotë nëse ky draft-statut është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky institucion duhet t`i trajtojë çështjet me dykuptimësi, të cilat mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës. E kam analizuar draftin dhe sapo i njëjti të ndodhet në Kushtetuese, unë do t`i dërgoj komentet e mija, të cilat do të jenë në funksion të sqarimit të disa çështjeve, të cilat mund të krijojnë probleme serioze në rast se nuk sqarohen, gjithnjë duke pasur parasysh kushtetutën e vendit dhe vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2015.” – tha Osmani

Ajo shtoi se një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët në këtë proces është e nevojshme, duke patur parasysh interesat shtetërore, kombëtare dhe funksionimin e Republikës së Kosovës.

“Pres një qasje konstruktive të të gjithë akterëve në këtë proces, në mënyrë që përpara betejave politike ta vendosim interesin shtetëror, interesin nacional, interesin e Republikës së Kosovës si shtet funksional e në kufijtë e saj aktual.” – tha më tej ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit