8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani për CNN: Serbia nuk mund të ecë edhe rrugës së Moskës, edhe të BE-së

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë për CNN-in, respektivisht për gazetaren Becky Anderson, se tashmë Bashkimi Evropian po e bën ridefinimin e procesit të aplikimit për anëtarësimin në këtë union, me veprimin për Ukrainën, pasi që në situata të këtilla ata e kanë vënë procesin gjeostrategjik si prioritet.

Osmani shtoi se ndonëse kriteret me bazë meritore janë të rëndësishme, në situata të tilla si kjo e Ukrainës janë vlerat thelbësore evropiane ato që duhet t’u japin drejtim gjërave.

“Po, besoj që BE-ja tashmë po e bën këtë sepse me vendimin për Ukrainën dhe Moldavinë e vendosën si prioritet procesin vendimmarrës gjeostrategjik. Përderisa rruga burokratike është e rëndësishme,   Procesi i bazuar në meritë është i rëndësishëm, kriteret janë të rëndësishme, por nuk duhet ta harrojmë kurrë që  vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian duhet t’u japin drejtim të gjithave. Ne e kemi dëshmuar këtë vite më parë, dhe Ukraina po e dëshmon tash që ne jemi gati, Ukraina po e dëshmon që ne jemi në gjendje t’i vëmë jetët në vijën e parë në mënyrë që t’i mbrojmë vlerat për të cilat BE-ja qëndron dhe ku mendoj që përkasim dhe shpresoj që BE-ja të na pranojë brenda”, ka thënë Osmani për CNN.

Presidentja po ashtu foli edhe për njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë dukje thënë se sa më shpejtë që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe për rajonin në përgjithësi.

Osman lëshoi kritika mbi Serbinë duke thënë që ky shtet nuk mund të ecën edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së përnjëherë duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Serbisë edhe me Rusinë por edhe me Perëndimin.

“Sigurisht njohja e ndërsjellë është në qendër të dialogut Kosovë-Serbi dhe sa më shpejtë që Serbia t’i thërrasë mendjes dhe ta kuptojë që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë një realitet i pakthyeshëm, atëherë më mirë për ta, më mirë për lidhjet tona dypalëshe si dhe për paqen dhe stabilitetin për krejt rajonin”.

“Andaj besoj që Serbia do ta pranojë këtë dhe të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit dhe ta kuptojë që mund të lëvizim së bashku drejt Bashkimit Evropian sapo të ndodhë njohja e ndërsjellë me Kosovën. Qartazi po bëjmë gjithçka dhe po e japim më të mirën që kjo të ndodhë sa më shpejtë por e kuptojmë që si proces me bazë meritore, procesi i BE mund të marrë vite por si Kosovë nuk kemi shikuar kurrë diku tjetër askund. Integrimi ynë euroatlantik është e vetmja rrugë që e kemi zgjedhur, de nuk kemi shikuar kurrë diku tjetër dhe nuk besojmë në nocionin me të cilin Serbia mëton të ecën përpara Ku ata tentojnë të ecin edhe rrugës së Moskës, e po ashtu edhe të BE-së. Ju qartazi nuk mund të ecni në dy rrugë përnjëherë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit