Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë sot një intervistë për CNN-in, ku ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar sa më shpejtë në NATO.
“Të jesh në NATO nënkupton që të jesh i sigurt, praktikisht arsyeja kryesore që populli i Kosovës dhe vizioni ynë si liderë institucionalë të Kosovës po lëvizin drejt bërjes së Kosovës anëtare të NATO-s, është jo vetëm për shkak që e shohim NATO-n si makinë ushtarakë, por që e shohim si sistem me bazë vlerash”, ka thënë Osmani për CNN.
“NATO-ja përfaqëson vlerat më fundamentale e që janë vetë struktura e shoqërisë sonë”.
Ajo vijoi ta përmendë rolin jetik të NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe po ashtu foli për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e lënë të kuptohet rëndësinë madhore që e ka raporti i mirë Kosovë-ShBA.