Home Lajme Osmani për Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

Osmani për Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

0
Osmani për Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Osmani tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes.

” Sot iku nga kjo botë një figurë madhështore e skenës globale politike, kryenegaciatori për statusin e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari. Presidenti Ahtisaari ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë! Ai skaliti kornizën e shtetit tonë, teksa emri i tij do të mbetet përherë në analet e historisë së Republikës së Kosovës. Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ish-presidenti i Finlandes Martti Ahtisaari, vdiq sot në moshën 86-vjeçare. Ahtisaari udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës. Ai në vitin 2008 mori çmimin Nobel për paqe.

Exit mobile version