Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me shefen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
Në një komunikatë për media, nga presidenca është thënë se në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.
Aty theksohet se është folur për “rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën”.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën.
Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës” – thuhet në njoftim.






