11.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Osmani pas takimit me Trump: Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut.

Osmani atje u takua me liderë nga mbarë bota, si dhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë.

Presidentja ka shkruar se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës, ku tha se janë të përkushtuar që aleancën mes dy vende ta bëjnë më të fortë se kurrë.

”Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i vendosur dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Gjithmonë jam i lumtur të takoj Presidentin @realdonaldtrump dhe për të përcjellë dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë!” ka shkruar ajo.

Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të ShBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”.

Të ngjashme

Të fundit