Home Ballina Osmani pas takimit me kryeministrin e Irlandës: Kosova e ka vendin në BE dhe në Këshillin Evropian

Osmani pas takimit me kryeministrin e Irlandës: Kosova e ka vendin në BE dhe në Këshillin Evropian

0
Osmani pas takimit me kryeministrin e Irlandës: Kosova e ka vendin në BE dhe në Këshillin Evropian

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video të takimit me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Ajo ka shkruar se vizita e tij rikonfirmon miqësinë dhe është shenjë e bashkëpunimit të dy shteteve, të cilat kanë shumë të përbashkëta.

“Kosova ka vendin e vet afër juve në Bashkimin Evropian, në Këshillin Evropian, dhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Ky është një kontribut jo vetëm për shtetin dhe kombin tonë, por më e rëndësishmja për stabilitetin dhe paqen që jeton gjatë”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version