Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.
Gjatë këtij takimi, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në rrugën drejt integrimit evropian.
Postimi i Osmanit:
Gjermania ka qëndruar prej kohësh përkrah Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e palëkundur.
Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së.
Mezi pres të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa angazhohemi së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.