0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Osmani pas takimit me Escobarin: Çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka lëshuar një njoftim të shkurtër, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo ka thënë se gjatë takimit me zyrtarin amerikan ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive.

Ajo ka thënë se institucionet janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe, sipas saj, “çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike.

“Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani ka theksuar se prioritet i institucioneve të Kosovës është zbatimi i ligjit dhe në këtë kontekst ka potencuar se vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe nuk drejtohet kundrejt asnjë komuniteti.

Ndryshe, Escobar pasi ka përfunduar takimin me Osmanin, nuk ka pranuar të jap një prononcim për mediat që prisnin jashtë Presidencës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit