Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit konsultativ me liderët e partive politike rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sqaroi pse shpalli 28 dhjetorin, datën zyrtare për mbajtjen e tyre.
E para e vendit thotë se si presidente, e ka për detyrë që të japë afatin më të gjatë, e jo më të shkurtër për zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasi sipas saj, eliminon disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve.
“Si presidente e kam për detyrë të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër që të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve”, u shpreh Osmani






