Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot para Presidentit serb, në Kësillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, e ka përballur atë përveç me gjendjen aktuale në Kosovë edhe me të shkuaren kriminale të tij e të shtetit që ai udhëheq.
Osmani u përball fort me Vuçiqin, pasi këtij të fundit s’i pëlqeu qe Osmani kishe marrë me vete edhe Vasfije Krasniqi Goodman, Fahrije Hoti, Elhame Muçollo e Shyhrete Tahiri të cilat janë “fakti i gjallë” i krimeve serbe në Kosovë.
Pas seancës, Presidentja ka shpërndarë një fotografi së bashku me to, duke shkruar “Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës”