1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Osmani nxjerr “rrogë mujore” mbi 500 euro veç nga mëditjet

- Advertisement -

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar para disa ditësh deklarimet e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

Në deklarimin e kësaj të fundit është vërejtur një shumë e madhe e parave që ajo merr në formë të mëditjeve brenda vitit.

Sipas deklarimit, Osmani në vit ka marrë 6 mijë e 223 euro në formë mëditjesh nga udhëtimet.

Kjo shumë, pjesëtuar me 12 muajt e vitit, nënkupton që Osmani mesatarisht në muaj merr 518 euro, një pagë mbi mesataren në Kosovë.

Përveç kësaj, në vit, presidentja e vendit merr edhe 32 mijë e 922 euro pagë vjetore.

Mbi 37 mijë euro pagë nga buxheti i shtetit merr edhe bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Osmani në AKK i ka deklaruar edhe mbi 41 mijë euro para të gatshme që i mbanë në bankë. /Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit