5.2 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Osmani nuk e ka nënshkruar buxhetin, Gashi ka një pyetje për presidenten: Cila është arsyeja e mosnënshkrimit?

Ai ka bërë me dije se kjo ka shkaktuar pasiguri institucionale dhe ekonomike në vend.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka ngritur shqetësimin për pasojat që po sjell kjo vonesë.

“Kosova po kalon një periudhë me sfida të shumta, tensione politike të brendshme, përplasje mes pozitës dhe opozitës. Në një klimë të tillë, vonesa në dekretimin e buxhetit krijon pasiguri shtesë institucionale dhe ekonomike. Pas shumë debateve, kundërshtimeve dhe presionit politik, buxheti u votua me vështirësi në Kuvend. Megjithatë, tani lind pyetja thelbësore: Cila është pengesa apo arsyeja e mosnënshkrimit? A kemi të bëjmë me çështje procedurale, dilema kushtetuese apo me kalkulime politike? Çfarëdo qoftë arsyeja, zvarritja e procesit ka pasoja konkrete në funksionimin e shtetit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit