Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pretendon se gjatë mandatit të saj Kosovën e ka dëgjuar bota.
Në një video të postuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka përmbledhur gjitha vizitat dhe aktivitetet e saj.
Duke komentuar aktivitetet e saj, në videon 6 minuteshe Osmani thotë se në këtë mandat e përfaqësoi Kosovën ashtu siç duhet.
Ajo ka kërkua nga ndjekësit e saj që ta shpërndajnë këtë videon e saj.
“Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon. Zëri i Kosovës po fuqizohet çdo ditë. Shpërndaje edhe ti, që ta dëgjojnë të gjithë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.






