Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime homologut turk, Rexhep Taip Erdogan pas vdekjes së 16 personave në dy aksidente komunikacioni.
Osmani ka thënë se Kosova qëndron me popullin turk në këto momente, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Ngushëllimet tona të sinqerta për Presidentin @RTerdogan dhe familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të trafikut në Turqi. Ne qëndrojmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani në X.






