26.1 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Osmani nga Brdo-Brijuni: Vuçiq me dozë të madhe ofendimesh e arrogancë tentoi ta prishte takimin

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq tentoi të prishte takimin e Samitit Brdo-Brijunit.

Gjatë një paraqitjeje për media, Osmani tha se Vuçiqi iu drejtua këtij samiti me arrogancë dhe ofendime, transmeton Klankosova.tv.

“Sikurse në takimet e tjera të Brdo-Brijunit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua samitit me ofendime dhe arrogancë, me tentimin që ta prishte takimin, por arritëm në fund që ta miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet, dhe natyrisht për çdo propagandë që Vuçiqi synonte ta prezantonte, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme, argumentet në anën e së drejtës, dhe argumentet të cilat janë fuqizuar dhe mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare nëpërmjet gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha e para e vendit.

Ndër të tjera, Osmani shtoi se Kosova është pro bashkëpunimit rajonal, megjithëse, sipas saj, Kosova do të mbrojë gjithmonë sovranitetin, integritetin territorial dhe interesin e saj shtetëror.

“Si Kosovë jemi pro bashkëpunimit rajonal, por në të njëjtën kohë do ta mbrojmë interesin tonë shtetëror, do të mbrojmë sovranitetin tonë, integritetin tonë territorial, edhe pse Vuçiqi kishte ankesa për paktin tonë Kosovë-Shqipëri-Kroaci në fushën e mbrojtjes, ajo mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë dhe përgjigja ime ishte për historinë e ekzistencës tonë si komb ne asnjëherë s’e kemi sulmuar askënd, s’e kemi pushtuar askënd, por kemi mbrojtur veten”, u shpreh presidentja Osmani.

Të ngjashme

Të fundit